LAJMI I FUNDIT:

Bledi Shkëmbi i kënaqur me fazën përgatitore të futbollistëve të Lirisë (Video)

Bledi Shkëmbi i kënaqur me fazën përgatitore të futbollistëve të Lirisë (Video)

Pas qëndrimit dy javor në Shqipëri, ku Liria zhvilloi fazën përgatitore si dhe disa ndeshje miqësore, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është rikthyer në Prizren, për të vazhduar përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror në Vala Superligë.

Në një prononcim për Tribuna Channel, trajneri shprehet i kënaqur me fazën përgatitore. Ai thotë që prizrenasit synojnë ta mbyllin sezonin në “top-4”-she.


“Mendoj se ka shkuar gjithçka mirë duke parë se çfarë kushte na rezervoi resorti Tropikal. Jemi të kënaqur që asnjë futbollist nuk u lëndua dhe shpresojmë se do të marrin rezultate pozitive në kampionat dhe kupë”, tha ndër të tjerash Shkëmbi.

Të kënaqur me përgatitjet në Shqipëri, u shprehën edhe kapiteni Meriton Korenica si dhe Ilir Mustafa.

Ndërkohë, dy ardhjet e reja në afatin kalimtar të janarit, Ibrahima Toungara, që luan si sulmues krahu si dhe mbrojtësi Ervis Kaja, tregojnë arsyet e vendimit për t’u transferuar te Liria.

Ndryshe, bardhezinjtë nga gjashtë miqësoret e luajtura në Shqipëri, patën bilanc të barabartë prej dy fitoreve, barazimeve dhe po aq humbjeve.

Theksojmë se te prizrenasit erdhën Ibrahima Toungara, që luajti te Flamurtari në Vlorë, Ervis Kaja nga Besa e Kavajës, ndërsa nga huazimi u rikthye Arber Likaj.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori