LAJMI I FUNDIT:

Jo rastësisht kanë nofkën ‘milionerët’, Dortmundi ka fituar mbi 300 milionë euro nga shitja e shtatë lojtarëve

Jo rastësisht kanë nofkën ‘milionerët’, Dortmundi ka fituar mbi 300 milionë euro nga shitja e shtatë lojtarëve

Borussia Dortmund shihet si skuadër që rritë futbollist të mëdhenj dhe i bënë gati për gjigantët evropian.

Klubi gjerman viteve të fundit ka fituar dy herë titullin e kampionit ka triumfuar në Kupën e Gjermanisë dhe e ka parë vetën në finale të Ligës së Kampionëve.


Por Dortmundit i kanë ikur edhe shumë lojtarë kryesorë nëpër skuadrat rivale apo edhe tek gjigantët e Evropës.

Mediat gjermane kanë zbuluar se në shtatë shitjet e mëdha, Dortmundi ka arritur të fitojë 310 milionë euro.

Në rast se merren parasysh edhe bonuset e mundshme nga shitjet e fundit të Aubameyang dhe Dembele kjo shumë mund ta kaloj shifrën e 350 milionë eurove.

Mbrojtësi gjerman Mats Hummels iu bashkua Bayernit për 35 milionë euro, ndërsa verdhezinjtë e kishin blerë më herët për vetëm 4,2 milionë euro.

Mats Hummels

Mesfushori japonez Shinji Kagawa u afrua në klub për vetëm 350 mijë euro ndërsa pas shpërthimit në Bundesliga u largua në drejtim të Manchester Unitedit për 16 milionë euro.

Shinji Kagawa

Sven Bender erdhi në ‘Signal Iduna Park’, për vetëm 1,5 milionë euro ndërsa u largua për 12,5 në drejtim të Leverkusenit.

Sven Bender

Reprezentuesi i Gjermanisë, Mario Gotze u shit në Bayern për 37 milionë euro ndërsa Dortmundi nuk pagoi për transferimin e tij pasi ishte pjesë e akademisë së klubit.

Mario Gotze

Në fitim dolën edhe me armenin Henrikh Mkhitaryan ku e shitën tek Manchester United për 42 milionë euro.

Henrikh Mkhitaryan

Francezi Ousmane Dembele iu bashkua Dortmundit nga Rennes për 15 milionë euro, ndërsa tani është transferuar te Barcelona për 105 milionë por kjo shumë mund të rritet edhe më shumë në rast se arrihen bonuset.

Ousmane Dembele

I fundit që u largua është sulmuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang që iu bashkua Arsenalit.

Pierre Emerick Aubameyang

Dortmundi kishte paguar 13 milionë euro për ta blerë nga St Etienne ndërsa pas pesë viteve e shitën për 63 milionë euro.

Klubi verdh e zi ka fituar shumë nga shitja e yjeve, ndërsa tani pritet që me një shumë të madhe të largohet Christian Pulisic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori