LAJMI I FUNDIT:

Rekord prej afro 500 milionë euro të shpenzuara nga klubet e Ligës Premier gjatë afatit të janarit (Foto)

Rekord prej afro 500 milionë euro të shpenzuara nga klubet e Ligës Premier gjatë afatit të janarit (Foto)

Klubet e Ligës Premier kanë qenë shumë të angazhuara gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubet angleze vërtet kanë shpenzuar shumë gjatë janarit dhe kemi parë transferime prej më të ndryshme.

Megjithatë, shuma e shpenzuar prej tyre është 419 milionë funte, apo në euro 480 milionë euro.


Këtë e ka konfirmuar gazetari Bryan Swanson nga Sky Sports, duke konfirmuar se kjo shumë e shpenzuar gjatë afatit kalimtar dimëror e bën këtë janar si afatin kalimtar dimëror ku klubet kanë shpenzuar më shumë se ndonjë janar tjetër.

https://twitter.com/skysports_bryan/status/958981357203607552

Shitjet gjatë këtji afati kalimtar kanë qenë po ashtu rekord prej 271.8 milionë funte.

Deri tash rekordi i shpenzimeve është shënuar verën e kaluar prej një miliard e 400 milion euro, që përbëu rekord për afatet kalimtare verore dhe afatet kalimtare në përgjithësi.

Neto të holla të shpenzuara llogariten 147 milionë funte të cilat kanë zvogëluar “kuletat” e klubeve angleze gjtë këtij dimri.

/Telegrafi/