Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija në një intervistë për Telegrafi, ka thënë se kriptovalutat nuk e prek drejtpërdrejt këtë sektor, megjithatë ka implikime financiare për vendin dhe për ketë si Shoqatë kemi bërë paralajmërime për rreziqet.
Sipas tij, në Kosovë deri më tani janë të investuara rreth tre milionë euro në kriptovaluta.
“Kjo temë ka qenë mjaftë më rëndësi në këto vitet e fundit, sidomos edhe në Kosovë ka marr një hov për debat për ata që janë në këtë fushë duke zgjuar interesimin e qytetarëve që të investojnë në këtë fushë. Investimet në kriptovaluta nuk e prekin drejtpërdrejt sektorin banka, megjithatë ka implikime financiare për vendin dhe me këtë kemi bërë një paralajmërim mbi rreziqet që lidhen duke investuar në kriptovaluta”, theksoi ai.
Balija tregon se institucionet duhet ta marrin një pozicion për sa i përket ligjshmërisë së këtij aktiviteti dhe se investimi në to nuk ka mbrojtje institucionale. “Ne si institucione duhet ta marrim një pozicion për sa i përket ligjshmërisë së këtij aktiviteti dhe këtë e kemi bërë të qartë se ky aktivitet nuk është i rregulluar me ligj dhe qytetari që investon nuk ka asnjë lloj mbrojtje institucionale në rast të humbjeve”, tregon ai.
Kriptovalutat sipas tij, i ngjajë një flluske e cila ka një potencial të madh për dështim.
“Mendojmë që kjo i ngjan një flluske, e cila ka një potencial të madh për dështim. Në bazë të analizave që i kemi parë prej shumë institucioneve, të gjitha indikacionet, lëvizjet e mëdha të vlerës dhe spekulimi me këtë valutë paraqitet si një lloj flluske dhe me këtë ne mund ta japim si mendim e jo si këshillë financiare”, tha Balija.
Balija thotë se shumë qytetar mund të mos janë të informuar rreth kësaj teme duke menduar se investime janë të garantuara dhe për këtë arsye disa banka në vend kanë marrë masa që të parandalojnë transaksionet e dyshimta për shkak të anonimitetit që kanë kriptovalutat shumë herë përdoret edhe për pastrimin e parave.
“Megjithatë shumë qytetar mund të mos janë të informuar rreth kësaj teme dhe të mendojnë se janë të garantuara investime e tyre, që kanë ndonjë mbrojtje institucionale apo bankat ta njohin si valutë për shkëmbim. Disa prej bankave kanë marr masa që të parandalojnë transaksionet e dyshimta të cilat mund të përdoren dhe për pastrimin e parave dhe në kuadër të Ligjit kundër pastrimit të parave bankat janë duke marr masa në këtë drejtim. Kjo është edhe një prej rreziqeve të përdorimit të kriptovalutave dhe për shkak të anonimitetit që kanë kriptovalutat shumë herë përdoret edhe për pastrimin e parave”, tha ai.
Ai tregon se janë duke i ndjekur sugjerimet e autoriteve më të larta evropiane lidhur me nxjerrjen e legjislacioneve në këtë drejtim.
“Jemi duke i ndjekur dhe sugjerimet e Bankës Qendrore Evropiane dhe Autoritetit Bankar Evropian, të cilat kanë qenë shumë të kujdesshme në nxjerrjen e legjislacioneve në këtë drejtim. Aktualisht është një fushë dhe zhvillim i ri teknologjik por dhe investiv që nuk kemi barë deri më tani ku është mjaftë e vështirë dhe për BQE-në që ta kategorizon se çka është saktësisht ky investim”, thotë Balija. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe