Burgu i Idrizovës vazhdon angazhimin për lirimin e përfituesve të amnistisë (Video)

Dosjet e të burgosurve të Idrizovës që do t’i kapë ligji i amnistisë janë bërë gati dhe janë dërguar në gjykatat adekuate, kurse përgjigjet sipas afatit ligjor, duhet të kthehen pas 5 ditëve. Zëvendës drejtori i burgut, Sadush Arifi, tha se kanë punuar edhe gjatë fundjavës që të burgosurit të lirohen sa më shpejt.
“Në javën e kaluar kemi punuar edhe jashtë orarit për të arritur që deri sot të jemi të kompletuar që të dërgohen nëpër të gjithë gjyqet e Republikës së Maqedonisë dosjet e të burgosurve. Domethënë 500 janë dërguar, ku presim tash të na përgjigjen në afat të caktuar sipas ligjit”, u shpreh Sadush Arifi, Zv.Drejtor i Burgut të Idrizovës.
Se dosje po vijnë pa ndërprerë e konfirmojnë edhe nga Gjykata Themelore, Shkupi 1.
“Deri sot në mesditë para Këshillit Penal janë dorëzuar 16 kërkesa të kompletuara, kurse në sektorin penal kanë arritur më shumë se 100 kërkesa, por numri ndryshohet çdo moment sepse pritet që në periudhën në vazhdim të arrijnë edhe kërkesa tjera, e pasi të vërtetohet se kërkesat janë të kompletuara, menjëherë shpërndahen para Këshillit Penal”, nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Përveç se do të lirohet një numër i madh i personave, zëvendës drejtori, Sadush Arifi i gëzohet edhe faktit se do të ketë edhe më shumë hapësirë që do të thotë se do të përmirësohen kushtet edhe për të burgosurit tjerë dhe për të punësuarit.
“Normal se do të përmirësohen kushtet, normal se do të kemi hapësira të mjaftueshme për të burgosurit. Po ashtu edhe për të punësuarit do të jetë një lehtësim edhe më i madh”, shtoi Arifi.
Amnistia nuk është lajmi i mirë i vetëm për të burgosurit e Idrizovës. Nga prilli i këtij muaji do të lëshohet në përdorim edhe godina e re, e cila ka hapësirë për 546 të burgosur, kurse nga pamjet shihet se kushtet do të jenë shumë më të mira se sa në objektet e vjetra.
Problem do të mbetet numri i pamjaftueshëm i gardianëve dhe i edukatorëve. Aktualisht burgu më i madh në vend ka vetëm 183 gardianë, 37 edukatorë dhe vetëm katër anëtarë të personelit mjekësor. Punësimet e fundit janë bërë në vitin 2014, kurse nga drejtoria kanë dërguar deri tek Ministria e Drejtësisë kërkesa për 17 punësime të reja./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker