LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i hapur për rikthimin sensacional në Ligën Premier, por kësaj radhe te Chelsea!

Ronaldo i hapur për rikthimin sensacional në Ligën Premier, por kësaj radhe te Chelsea!
VALENCIA, SPAIN - JANUARY 27: Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates scoring his side's first goal during the La Liga match between Valencia and Real Madrid at Estadio Mestalla on January 27, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke u lidhur me një transferim shokues në fund të sezonit te Chelsea.

Sipas The Sun, ylli portugez po mendon të bëjë një kthim të bujshëm në Ligën Premier, por kësaj radhe tek kampionët aktual të Ligës.

Ylli i Real Madridit është i pakënaqur me jetën në Spanjë pasi u dërgua në gjykatë për akuzat se ai nuk ka paguar tatimin prej 13.1 milionë funtesh.


Dhe lëvizja mahnitëse e Alexis Sanchezit në Manchester United ka goditur gjithashtu derën për çdo kthim të mundshëm në Old Trafford për makinën portugeze të golave.

Ronaldo po lidhet me një largim nga Real Madrid (Getty Images)

Por Ronaldo, 32 vjeç, do të jetë i hapur për të shkuar në Stamford Bridge në verë, tek rivalët e mëdhenj të Djajve të Kuq.

“Ronaldo te Chelsea do të ishte një marrëveshje mahnitëse, por kjo ka shumë kuptim nëse mendoni për të”, ka thënë një burim pranë lojtarit.

“Chelsea ka nevojë për më shumë lojtarë sulmues dhe nëse Unitedi nuk dëshiron Ronaldon, është shumë e vështirë që ai të shkojë në Liverpool ose Man City për shkak të rivalitetit”.

“Kështu që lë Chelsean si klubin e vetëm i cili mund të përballojë pagën e tij”.

“Do të thoshte gjithashtu se po jetonte në një qytet kozmopolit, gjë që është e rëndësishme për të tani pas ai ka katër fëmijë”, përfundoi ky burim. /Telegrafi/