Pas vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi mundësinë e një referendumi në të cilin qytetarët e Serbisë do të deklaroheshin për çështjen e Kosovës.
Praktika e referendumit në Serbi nuk është e shpeshtë, por as e panjohur. Nëse do të ketë referendum dhe për çfarë qytetarët do të mund të përgjigjen, kjo nuk do të dihet deri në përfundimin e dialogut të brendshëm.
Zëvendëskryeministri në Qeverinë se Serbisë, Rasim Lajiq, thotë për RTS, se referendumi nuk është një opsion për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por një mënyrë që qytetarët në referendum, lirisht dhe në mënyrë demokratike të shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen e propozuar nga politikanët. Kjo, sipas tij, nuk është ikje nga përgjegjësia, përcjell Telegrafi.
Nëse do të ndryshohej preambula kushtetuese që i referohet Kosovës, do të ishte një referendum kushtetues, që do të ishte i detyrueshëm.
“Nëse do të nxirrej ligji për autonomi substanciale për Kosovën dhe Metohinë, do të duhej të thirrej një referendum, në mënyrë që të miratohej një ligj të tillë. Zgjidhja tjetër, ku do të ndryshohej territori i Serbisë, e cila mund të gjendet forma ligjore ndërkombëtare për një shtet tjetër të ardhshëm të Kosovës, do të duhej të kërkohet mendimi i qytetarëve në referendum”, thotë Slobodan Orloviq, profesor në Fakultetin Juridik të Novi Sadit.
Referendume të tilla kishte tre në Serbi. Në vitin 1992 pushteti i pyeti qytetarët për ndryshime në Kushtetutë, gjashtë vjet më vonë, nëse janë për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në zgjidhjen e problemeve në Kosovë, si dhe në vitin 2006 kur u deklaruan për aktin më të lartë juridik.
Lajiq thotë se në të kaluarën kishte referendume me “teledirigjim”, ku pritet përgjigja çfarë pushteti ua prezanton qytetarëve përmes fushatës së saj.
“Këtu, dhe nëse do të doni të ndikoni, është shumë e vështirë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të polarizimit të cilën çështja e Kosovës e tërheq pas vetes, tha Lajiq.
Nëse do të ketë referendum dhe me çfarë pyetje, do të jetë më e qartë pas pranverës, deri atëherë do të zhvillohet dialogu i brendshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'