LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Përgjegjësinë për çështjen e emrit e ka Qeveria

Mickoski: Përgjegjësinë për çështjen e emrit e ka Qeveria

Sot u mbajt takimi koordinues mes krerëve shtetëror në vend, në të janë informuar për propozimet konkrete të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në takim morrën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Hristijan Mickoski para gazetarëve tha se përgjegjësinë për emrin e ka tani Qeveria. ”Nëse pyesni mua, ky takim ishte i nevojshëm edhe më herët. Për këtë pyetje, tanimë Qeveria e Maqedonisë e ka përgjegjësinë për çështjen e emrit. Nuk mund të flas për propozime. Ishte një takim informativ. Ne prej tani presim edhe hapat e ardhshëm të këtij procesi dhe do të donim që të jemi pjesë e kësaj çështje. Kryeministri na tregoi në tre pjesë takimin me kryeministrin e Greqisë Tsipras. Më shumë nuk do të doja të komentoja” tha Mickoski, lider i OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/


Të gjitha lajmet për takimin e liderëve për emrin e vendit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për takimin e liderëve për emrin e vendit

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori