Në gjykimin e Azem Sylës dhe të tjerëve në trupin gjykues është edhe Vladimir Mikula, gjyqtari i Gjykatës Speciale.
I caktuari gjyqtar i Gjykatës Speciale Vladimir Mikula edhe zyrtarisht është pjesë e trupit gjykues në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve.
Tash kryetar i trupit gjykues në vend të Arkadiusz Sedek-ut do të jetë Petko Petkov. Edhe gjyqtaren vendore Nora Bllaca e ka zëvendësuar Vesel Ismajli, ndërsa anëtar i këtij trupi është edhe Vladimir Mikula.
Avokati Besnik Berisha në seancë reagoi në lidhje me përfshirjen e Vladimir Mikulës në përbërjen e trupit gjykues.
Berisha tha se pasi që Mikula është i caktuar si gjyqtar në Gjykatën Speciale,nëse fillon puna e kësaj gjykate para se te përfundojë ky rast rrezikojmë ta humbim këtë gjyqtar.
Avokati u ankua edhe në lidhje me përshpejtimin e mundshëm të këtij rasti për shkak se EULEX-i pritet ta përfundojë mandatin në fund të qershorit.
Tha se Azem Syla meriton gjykim të drejtë.
Kryetari i trupit gjykues e pyeti pastaj avokatin Berisha nëse reagimi i tij ishte kërkesë për ta përjashtuar Vladimir Mikulën, nga ky proces gjyqësor, ndërsa avokati Berisha tha se këtë çështje do të donte ta diskutonte në një seancë të mbyllur.
KALLXO.com kishte paralajmëruar përfshirjen e Mikulës në gjykimin e Azem Sylës.
Në këtë rast Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.
Kujtojmë se herën e kaluar kishte dështuar mbajtja e kësaj seance pasi që trupi gjykues kishte qenë në përbërje jo të plotë.
Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.
Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.
Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.
Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.
KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve si dhe pamje ekskluzive nga operacioni për arrestimin e të dyshuarve për rastin e njohur si pronat.
Në mesin e shtëpive të bastisura ishte edhe ajo e tashmë ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën ndaj grupit të akuzuar në Rastin “Toka”. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare