LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha: Mirëpresim përkrahjen e Suedisë për procesin integrues

Ministrja Hoxha: Mirëpresim përkrahjen e Suedisë për procesin integrues

Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në shkurt të këtij viti nga Bashkimi Evropian, do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh, duke u precizuar me hapa konkret pjesëmarrja jonë në këtë proces, kërkoi Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me Stenström.

“Hoxha e falënderoi Oscar Stenström, Sekretar i Shtetit, përgjegjës për Çështje të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, për mbështetjen në procesin e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin për media.

Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti nga Bashkimi Evropian, do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh, duke u precizuar me hapa konkret pjesëmarrja jonë në këtë proces, kërkoi Ministrja Hoxha, në takim me Stenström, duke shtuar se “ne do t’i kryejmë detyrat tona.


”Ne do t’i kryejmë të gjitha detyrat tona. Do të vazhdojmë ta luftojmë korrupsionin, të bëjmë reformat që kërkohen si pjesë e procesit integrues. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prioriteteve të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA-se. Andaj e vlerësojmë tejet të rëndësishme ndihmën e Suedisë në çdo proces dhe presim që BE të rikonfirmojë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përfshirjen e saj në planet për zgjerim“, deklaroi Hoxha.

Ministrja theksoi se Suedia ishte dhe vazhdon të jetë shembull i të drejtave të njeriut dhe demokracisë, andaj edhe Kosova ka shumë çfarë përfiton nga përvojat e shtetit suedez.

Sekretari i Shtetit, Stenström, theksoi se Suedia qëndron e përkushtuar në përkrahjen e rrugës së integrimit evropian të Kosovës dhe fqinjësisë së mirë. Për më tepër, ai theksoi se Kosova është shtet i pavarur, sovran, dhe se integrimi i saj drejtë familjes Evropiane është rrugë e pandalshme, duke ofruar mbështetje të plotë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. /Telegrafi/