Në vizitën dy ditore që e pati në Kosovë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof i la edhe disa porosi për udhëheqësit e institucioneve. Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, tha se i i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën. Në aspektin analitik në Kosovë, po thuhet që çdo deklaratë qe vjen nga SHBA, duhet të merret seriozisht.
Në turneun e parë të tij në rajon, la mesazhe edhe në Kosovë.
Bëhet fjalë për Aleksander Kasanof, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor i cili qëndroi në Kosovë për dy ditë, pas vizitës që pati në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercogovinë.
Pos takimeve me prijës të shtetit, opozitën dhe shoqërinë civile në veri, ai pati një takim edhe me gazetarë. Ndër të tjera, gjatë diskutimit me ta tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën.
Sipas tij, SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin të gjitha obligimet që kanë marrë përsipër në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas profesorit universitar, Milazim Krasniqi, çdo deklaratë që vjen nga SHBA-ja duhet të merret seriozisht, pavarësisht se kush e thotë atë.
“Ajo ishte një deklaratë, në fakt vazhdimësi e asaj që ka lënë edhe Escobar, edhe kërkesa për ta çu draftin e statutit në Gjykatën Kushtetuese është në kontinuitet. Besoj që edhe qytetarët duhet ta kuptojnë që serioziteti i SHBA-ve mbështetet në kontinuitet të politikës, pra ajo nuk ndryshon, ndryshojnë individët, por konstanta e politikës mbetët e njëjtë”, ka thënë Milazim Krasniqi – profesor universitar.
Ndërsa, ka edhe të tillë që deklaratat e përfaqësuesve të SHBA-së u duken të çuditshme.
“E shoh si një deklaratë të çuditshme sepse veprimet që po i merr Qeveria e Kosovës janë veprime legjitime dhe legale me qëllimin më të mirë të mundshëm për vendin e ekonominë tonë. Andaj, nuk shoh që veprimet e caktuara mund të shkaktojnë irritim tek ndërkombëtaret si dhe tek SHBA-ja”, ka thënë Ibrahim Deliu – analist.
Ndër të tjera, Kasanof tha se është i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave nga Serbia në Kosovë dhe se shteti ynë ka arritur marrë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit./Tv Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Një i ri theret me thikë në Gjilan
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë