LAJMI I FUNDIT:

Vizitat e qytetarëve në relacionin Shkup-Prishtinë gjithnjë në rritje gjatë festave (Video)

Vizitat e qytetarëve në relacionin Shkup-Prishtinë gjithnjë në rritje gjatë festave (Video)

Në emisionin “360°” është analizuar relacioni Shkup-Prishtinë i qytetarëve të të dy shteteve, ku raportohet për një shtim të komunikacionit Maqedoni-Kosovë, dhe anasjelltas, sidomos gjatë festave.

Në Maqedoni thuhet se “City Mall” në Shkup është kryeqytet i dytë i Kosovës, ndërkaq gjithnjë e më shumë qytetarë të Maqedonisë udhëtojnë drejt Prishtinës për argëtim nate.

Megjithatë, lidhja e keqe infrastrukturore paraqet një pengesë. Autostrada “Arbër Xhaferi” është ndërtuar deri në gjysëm, në anën e Kosovës, kurse asgjë nuk ka filluar në anën e Maqedonisë. Për më tepër ndiqni emisionin “360°”./Telegrafi/