LAJMI I FUNDIT:

Humb kontrollin mbi timonin në rrugën e mbuluar me akull, godet kalimtaren e rastit – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Humb kontrollin mbi timonin në rrugën e mbuluar me akull, godet kalimtaren e rastit – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i një veture humb kontrollin mbi timonin dhe përplas një kalimtare rasti në trotuar.

Shoferi nuk po mund të kontrollonte veturën në rrugën e mbuluar me akull, duke e hedhur në ajër kalimtaren që nuk e kishte idenë që prapa shpinës së saj po lëvizte një veturë me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.


Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdon rrugën duke ua rrezikuar jetën edhe një grupi tjetër këmbësorësh, të cilët për pak sa nuk përfunduan nën rrotat e veturës.

Për fat të mirë, vajza e cila goditet me veturë mrekullisht ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore, ndërsa që nga publikimi i videos ajo është shikuar nga më shumë se 163 mijë persona dhe është shpërndarë mbi 2 mijë herë. /Telegrafi/