Kur Qeveria drejtohej nga Isa Mustafa, e kur Ministria e FSK-së udhëhiqej nga Haki Demolli i LDK-së, ushtrohej një presion i paparë nga partitë e dala nga lufta me qëllim që Projektligji për transformimin e FSK-së në Ushtri të sillej sa më shpejt në Kuvend.
Deputeti Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit aktual Ramush Haradinaj, i cili asokohe kryesonte Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, pati shkuar deri në atë shkallë sa pati ‘kërcënuar’ se nëse Ligji për Ushtrinë nuk do t’i procedohej Qeverisë, ai personalisht do ta dërgonte atë në Kuvendin e Kosovës.
“Ne jemi në një situatë të palakmueshme pasi që askush nga ekzekutivi nuk po e merr guximin që të deklarohet. As kryeministri, as ministri, as askush. Sidoqoftë ata kanë 30 ditë afat. Nëse ata nuk deklarohen brenda këtij afati, unë si kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së do ta nis iniciativën personale për ta dërguar Ligjin në Kuvend”, ishte shprehur Haradinaj në muajin mars të vitit 2017.
Ai pati thënë se qëllimi nuk ishte që Kosova të prishej me faktorin ndërkombëtarë, mirëpo e gjitha po bëhej për shkakun se shteti ka nevojë që të krijojë një mekanizëm mbrojtës.
Me tone të nxehta shprehej edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i cili e kishte sponsorisuar Projektligjin dhe personalisht e kishte dorëzuar në duar të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Thaçi pati thënë se do të jepte dorëheqje në atë moment që Projektligji të mos miratohej në Kuvend.
Në këtë frymë politike, Qeveria “Mustafa” i pati bërë gati tri memorandumet përcjellëse të projektligjit, por dokumenti nuk u fut kurrë në rend dite të Kuvendit, për dy arsye: për shkak të insistimit të diplomatëve ndërkombëtarë që procesi i transformimit të FSK-së të kalonte nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe për shkak të krizës në koalicionin qeverisës, e cila qoi deri në rënien e plotë të Qeverisë Mustafa.
Projektligji për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FSK), edhe tash është i gatshëm për t’iu përcjellë Qeverisë së Kosovës, por një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Kjo pasi që Projektligji në fjalë është vendosur që t’i dërgohet ekzekutivit më së largu në muajin prill të këtij viti, shkruan AktivPress.
“Projektligji i ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës do të dorëzohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës më së largu deri më 30 prill dhe pastaj mbetet tek ekzekutivi ta shqyrtojë dhe ta dorëzojë në Parlament për t’i dhënë mbështetjen e duhur dhe FSK-ja të transformohet në FAK”, ka bërë të ditur Rrustem Berisha, ministër i Ministrisë së Forcës dhe i Sigurisë së Kosovës.
Lidhur me zvarritjen e mëtejme të këtij procesi, nuk ka pasur ndonjë reagim nga zyrtarë të institucioneve, krahasuar me deklaratat e ashpra që u dhanë vitin e kaluar kur Ligji për Ushtrinë nuk i procedohej Qeverisë së Isa Mustafës.
Ndërkohë deputetët e Kuvendit të Kosovës, ditë më parë kanë deklaruar se e konsiderojnë të nevojshme që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, duhet t’i nisin bisedimet me përfaqësuesit e partive politike serbe për ndryshimet kushtetuese lidhur me transformimin Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.
Kryetari i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, nga partia Nisma Kosovën që është pjesë Qeverisë, thotë se transformimi i FSK-së, nga misioni civil në atë ushtarak, duhet të bëhet sa më parë dhe brenda këtij viti, kishte raportuar REL.
E gatshme për t’u bërë Ushtri është shprehur vazhdimisht edhe FSK-ja.
Viti 2017, ishte koha kur presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte nisur iniciativën për transformimin e FSK-së, vendim ky i cili u përcoll me shumë polemika.
Përfaqësues të lartë ndërkombëtarë kanë kritikuar ashpër mundësinë e krijimit të Ushtrisë, vetëm përmes Ligjit, duke kërkuar që transformimi i FSK-së të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese në koordinim të plotë me NATO-n dhe komunitetet në Kosovë.
Kosova më 17 shkurt të këtij viti mbushë 10 vite Pavarësi, duke mos pasur Ushtrinë e mirëfilltë dhe duke mos gëzuar as liberalizimin e vizave për qytetarët e saj./AktivPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë