LAJMI I FUNDIT:

Edouard Schneider, të bijës: Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, mos e harro mëmëdheun dhe gjuhën e nënës

Edouard Schneider, të bijës: Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, mos e harro mëmëdheun dhe gjuhën e nënës

Në fillim të veprës me titull “Une race oubliée; les Pélasges et leurs descendants” (Një racë e harruar; Pellazgët dhe pasardhësit e tyre) të Edouard SchneiderIT (Ish-shef inxhinier në Shkodër), botuar në Paris në vitin 1894, është një dedikim special i vetë autorit për vajzën e tij, Mathilde. Dedikimin mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Për vajzën time Mathilde

Miq të shumtë të nënës tënde dhe të mitë më kanë thënë njëzet herë që të shkruaj atë që unë dija për Shqipërinë, vend ku kam njohur nënën tënde kur ishte vajzë e re, me të cilën u martova dhe të solli në jetë.


Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, dhe po të dedikoj këtë libër të vogël, që ti ta kesh gjithmonë pranë teje, dhe kështu të mos harrosh kurrë mëmëdheun dhe gjuhën e nënës, ku në të ardhmen do t’u njihet vlera.

Në këtë moment, ti nuk di ende të lexosh, por ti flet më mirë se unë këtë gjuhë të ashpër, por e ëmbël në gojën tënde, që zgjati vetëm katër pranvera të gëzueshme. Tashmë, ti tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë gjithmonë të shkruaj, me të folurën tënde fëmijërore, u thua të tjerëve që punoj për ty, për të fituar lekun që do të të sjellë lodra.

Kur të lexosh këtë libër të vogël, kur të bëhesh vajzë e madhe, grua, nënë, dhe të njohësh më mirë botën se tani, do të kuptosh se qëllimi i netëve të mia nuk ishte fitimi i lekut për të blerë lodra, por ringjallja e kujtimit të racës primitive të harruar të Pellazgëve, që sollën në jetë shqiptarët, nënën tënde.

Shekulli në të cilin do të jetosh do t’i përkasë si burrit ashtu dhe gruas; nëse dëshiron që hiri i babait tënd në varr të prehet në paqe, vepro si ai që nuk ishte shqiptar ; puno sa më shumë që të mundesh, për të ringjallur gjuhën e pasur të paraardhësve tanë të përbashkët, sepse unë gjithashtu, si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë që populluan Evropën, këtë kontinent të madh ishullor, që pa mbi tokë paraardhësit e familjes së madhe dhe inteligjente të hominideve.

Konstandinopojë, 31 dhjetor 1893”. /Blogu Dars (Klos), Mat – Albania/

Në trend Kultura

Më shumë
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Kulture
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

Kulture
Mohimi dadaist

Mohimi dadaist

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kalo në kategori