LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet italiane hetojnë blerjen e Interit nga Thohir në vitin 2013

Autoritetet italiane hetojnë blerjen e Interit nga Thohir në vitin 2013
MILAN, ITALY - MARCH 09: President FC Inter Milan Erick Thohir (L) and Massimo Moratti before the Serie A match between FC Internazionale Milano and Torino FC at San Siro Stadium on March 9, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Gazeta italiane La Stampa raporton se blerja e Interit nga Erick Thohir në vitin 2013 po hetohet gjithashtu nga policia financiare e Italisë.

Ka pasur thashetheme për një hetim te Milani, me akuza se ish-pronari Silvio Berlusconi shfrytëzoi shitjen e klubit te Yonghong Li për të sjellë para të paligjshme në vend.


Ky pohim është mohuar nga të dyja palët, dhe nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.

Shit-blerja e Milanit hetohet për pastrim parash?
Lexo po ashtu Shit-blerja e Milanit hetohet për pastrim parash?

Tani gazeta La Stampa raporton se edhe Nerazzurët janë nën hetim, në lidhje me marrjen e klubit nga indoneziani Erick Thohir në vitin 2013.

Biznesmeni indonezian bleu 70 për qind të klubit nga Massimo Moratti, përpara se të shiste aksionet e tij te Suning Group dhe të blejë ato të Morattit, kështu që ai tani mban 30 për qind të aksioneve.

Thohir dhe Moratti kur zyrtarizuar blerjen e rreth 70 për qind të aksioneve (Getty Images)

Sipas gazetës, Guardia di Finanza po heton origjinën prej 79 milionë eurosh e cila u përdor për të përfunduar blerjen e vitit 2013.

Dyshimi është se dokumentacioni që lidhet me paratë ka kaluar nëpër një rrugë që është e paqartë për hetuesit.

Zyrtare: Interi në duar të kinezëve
Lexo po ashtu Zyrtare: Interi në duar të kinezëve

Si i tillë ata po shohin mbi letrat e transaksionit dhe po flasin me njerëzit që luajtën një rol të drejtpërdrejtë në transaksion pesë vjet më parë.

Thohir pritet të shesë aksionet e tij të mbetura në muajt e ardhshëm dhe besohet se ai ka bërë një fitim të rëndësishëm në investimin e tij fillestar.

Ish-pronari nuk është akuzuar për ndonjë krim në lidhje me këtë hetim të raportuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori