LAJMI I FUNDIT:

Testi prej dhjetë sekondash zbulon se a bën t’i ngjyrosni flokët

Testi prej dhjetë sekondash zbulon se a bën t’i ngjyrosni flokët

Me ngjyrosjen e flokëve të dëmtuara nuk i ndihmoni as vetes as flokëve.

Nëse flokut ju janë të dëmtuar, me ngjyrosje mundeni vetëm t’i përkeqësoni gjërat, sepse flokët patjetër duhet të jenë të shëndetshme, në mënyrë që pas ngjyrosjes të duken bukur.


Nëse vendosni që vetë në shtëpi t’i ngjyrosni flokët, stilistët ju këshillojnë që t’u kushtoni kujdes disa gjërave dhe të verifikoni se në çfarë gjendjeje janë flokët me ndihmën e këtij testi të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Ndani me gishta një tufë flokësh dhe rrafshojeni. Në tufë qitni disa pika uji dhe shikoni sa kohë duhet që flokët t’i thithin atë pika.

Nëse flokët thithin ujin në afatin prej dhjetë sekondash, atëherë kutikulat e flokëve janë shumë të dëmtuara dhe flokët nuk është e mundshme t’i ngjyrosni.

Nëse pikave u duhet më shumë se dhjetë sekonda që të thithin ujin, atëherë flokët tuaja janë në gjendje të mirë.

Në kutikulat e dëmtuara të shtresës së jashtme të flokëve ndikon krehja e flokëve të njomura, përdorimi i tepërt i hekurit për hekurosje, mbështjellja me figaro dhe zbardhja.

Për të gjitha këto flokët humbin lagështinë dhe prandaj janë të dëmtuara.

Për t’i përmirësuar dhe për t’ua kthyer shkëlqimin e mëparshëm, zvogëloni ekspozimin ndaj ngrohtësisë qoftë kur përdorni tharëse flokësh, presë apo figaro.

Mos i thani menjëherë pas larjes, sepse atëherë janë plot me ujë dhe jashtëzakonisht të brishta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Kalo në kategori