LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Malishevës mbështet kultivuesit e bimëve mjekuese

Komuna e Malishevës mbështet kultivuesit e bimëve mjekuese

Komuna e Malishevës edhe këtë vit do t’i përkrahë kultivuesit e bimëve mjekuese dhe aromatike.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësuesit të USAID-it, Mark Wood, si dhe përfaqësuesit të “Agroshqiponja”, Shefqet Karsniqi.

Përmes kësaj synohet rritja e kapaciteteve të grumbullimit të këtyre bimëve dhe kultivimit të tyre.


Gjatë takimit të sotëm, kryetari Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, premtuan se në kuadër të buxhetit për bujqësi, do ta përkrahin edhe këtë sektor, pasi kultivimi dhe grumbullimi i këtyre bimëve, është një prej fushave të rëndësishme në bujqësi, sepse ka kushte për kultivimin e bimëve, si dhe është pika grumbulluese, dhe rrjedhimisht edhe rritet numri i të punësuarve dhe përfitimi nga këto bimë.

Begaj dhe Wood u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të përkrahin këtë sektor të bujqësisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të grumbullimit të bimëve, përmes ndihmës në ndërtimin e tharësve të bimëve mjekuese dhe aromatike, kurse pjesa tjetër do të përkrahet nga USAID, përmes mekanizmave të tyre në sektorin e bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori