Real Madridi thuhet se ka identifikuar trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low si një zëvendësim të mundshëm për Zinedine Zidanen.
Sipas gazetës italiane La Stampa, Real Madridi do të shkarkojë Zidanen nëse humbasin ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm.
Rrjedhimisht, Low do të ishte “më i vendosur” për të marrë frenat e klubit mbretëror, me gazetën italiane që shpjegon se Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ka folur me Low para se ai të emëroi francezin dy vjet më parë.
Për më tepër, gjermani do t’i kërkonte Madridit ta lejonin që ai të vazhdonte edhe me drejtimin e kombëtares gjermane në Kupën e Botës 2018 përpara se të merrte punën primare te Reali.
Zidane zbuloi pas barazimit 2-2 të Los Merengues në mesjavë ndaj Numancias se ai kishte rënë dakord për një kontratë të re deri në vitin 2020, megjithëse ende nuk është nënshkruar.
Low nuk njihet për karrierën e tij të pasuruar me trofe ekipor, pasi ka fituar vetëm titullin e Kupës Gjermane dhe kampionatin austriak.
Por, kështu nuk është edhe me Kombëtaren, pasi çoi Die Mannschaft në lavdinë e Kupës Botërore katër vjet më parë, duke triumfuar në Brazil. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ia humbë "busullën" selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar