LAJMI I FUNDIT:

Nga një banesë në Shkup vidhet ar me vlerë prej 400 mijë denarëve

Nga një banesë në Shkup vidhet ar me vlerë prej 400 mijë denarëve
Foto: Ilustrim

Person i panjohur nga një banesë në Shkup ka vjedhur një sasi të madhe të stolive të arit dhe argjendit me vlerë prej rreth 400 mijë denarëve. Pas kryerjes së vjedhjes ai ka shkaktuar edhe dëm material ne vlerë prej rreth 3 mijë denarëve.

Rastin në polici e ka paraqitur R.V (63) nga Shkupi, pronar i banesës e cila gjendet në rrugën “Pekljane”. Ai informoi policinë se vjedhja ka ndodhur dje në periudhën prej orës 16:00 deri 21:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vjedhësi me përdorimin e forcës dhe mjeteve të forta ka hapur derën e ballkonit, është futur brenda dhe ka marrë sasi të konsiderueshme të arit dhe argjendit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në këtë mënyrë vjedhësi ka marrë pasuri në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 400 mijë denarëve, ndërsa ka shkaktuar edhe dëm material rreth 3 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Nga policia shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori