LAJMI I FUNDIT:

Kurti zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes

Kurti zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes

Albin Kurti ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes pasi dy deputetet e ngarkuara për mbledhjen e nënshkrimeve nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Albulena Haxhiu e Fitore Pacolli, i kanë dorëzuar sot nënshkrimet e kërkuara Komisioni i Përgjithshëm Zgjedhor i VV-së.

Mbledhjen e nënshkrimeve dhe dorëzimin e tyre në Komisionin Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje e ka  konfirmuar deputetja Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Pacollit:


“Bashkë me deputeten Albulena Haxhiu, sot dorëzuam për verifikim pranë Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor (KZP) të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës, në mbështetje të zyrtarizimit të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Sipas Rregulloreve në fuqi, kandidatura për kryetar zyrtarizohet me dorëzimin e nënshkrimeve të 1/5 së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit e kanë dhënë nënshkrimin e tyre 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Ne e dimë që plot anëtarë të tjerë të Këshillit të Përgjithshëm do të kishin nënshkruar në mbështetje të kësaj kandidature, por vlerësuam se tani që është përmbushur dhe tejkaluar kriteri për nënshkrime, nuk ka më nevojë të mblidhen edhe nënshkrime të tjera dhe dorëzuam sot këto që tashmë ishin grumbulluar.

Për më tepër, menduam gjithashtu të mbetet e hapur mundësia që dikush tjetër që planifikon të kandidojë duke grumbulluar nënshkrime nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të mund ta shfrytëzojë këtë alternativë.

Në fund, zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të zhvillohen sipas parimit një anëtar – një votë. Me besimin e thellë te vlerat e demokracisë tonë të brendshme, bashkë është e mundshme!” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori