LAJMI I FUNDIT:

Xhaka flet pas barazimit ndaj Liverpoolit: Nuk ishte rezultati që deshëm

Xhaka flet pas barazimit ndaj Liverpoolit: Nuk ishte rezultati që deshëm
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 22: Granit Xhaka of Arsenal (2R) scores their second goal during the Premier League match between Arsenal and Liverpool at Emirates Stadium on December 22, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Arsenali dhe Liverpooli kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së premtes.

Në fund ndeshja nuk solli fitues pasi përfundoi në barazim 3-3 ku më së shumti u kënaqën nga kjo ndeshje adhuruesit e futbollit.

Golin e dytë në këtë sfidë për Arsenalin e realizoi mesfushori shqiptar Granit Xhaka me një gjuajtje fantastike nga distanca.


Xhaka duke shënuar golin e dytë në mbrëmjen e së premtës për Arsenalin. (Foto/Getty Images)

Xhaka ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram ku ka folur edhe rreth ndeshjes.

“Nuk ishte rezultati që dëshiruam por megjithatë duhet të kemi një karakter të madh të kthehemi nga dy gola disavantazh”, ka shkruar Xhaka.

Goli ndaj Liverpoolit ishte i pari këtë edicion për Xhakën me fanellën e Arsenalit në Ligën Premier.

25-vjeçari duke festuar golin së bashku me Hector Bellerin dhe Alexandre Lacazette (Foto /Getty Images)

25-vjeçari gjithashtu ka bërë edhe tre asistime në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Anglisë.

Barazimi ndaj Liverpoolit, e mban Arsenalin në pozitën e pestë në tabelë me 34 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Përfaqësueset

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
I pandalshëm Muriqi – dënon sërish Qipron me një gol të bukur

I pandalshëm Muriqi – dënon sërish Qipron me një gol të bukur

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Kalo në kategori