LAJMI I FUNDIT:

Pence viziton papritur Kabulin, komenton strategjinë e re të luftës

Pence viziton papritur Kabulin, komenton strategjinë e re të luftës

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, gjatë një vizite të papritur në Afganistan ka përshëndetur trupat amerikane dhe ato afgane për “avancim të vërtetë” në luftën 16 vjeçare, duke deklaruar se në këtë vend është duke funksionuar strategjia e re e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Rezultatet kanë filluar të jenë evidente në këtë shtet”, ka thënë ai pasi është takuar me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe shefin e ekzekutivit, Abdullah Abdullah, në pallatin presidencial në Kabul.


Pence ka thënë se dy liderët afganë i kanë thënë atij, se “kanë filluar të shohin një ndryshim të qasjes së talibanëve”, ndërsa Ghani ka thënë se gjatë këtij vitit janë vrarë më shumë liderë talibanë në krahasim me të gjitha vitet tjera paraprake.

Nënpresidenti amerikan po ashtu ka thënë se liderët afganë kanë shfaqur shpresën se në fund “armiku do të lodhet nga humbja”, dhe do të ketë vullnet për të nisur bisedimet për paqe.

Trump ka prezantuar strategjinë e re gjatë verës së këtij viti, duke rritur numrin e trupave amerikane dhe duke i dhënë më shumë autoritet ushtrisë amerikane në betejën kundër talibanëve.

“Në udhëheqjen e presidentit Donald Trump forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara do të jenë të Afganistan, derisa të eliminohet kërcënimi terrorist për vendin dhe njerëzit, një herë e përgjithmonë”, ka thënë Pence.

Pence i ka falënderuar ushtarët për sakrificën e tyre, duke thënë se “unë besoj që fitorja është më afër se kurrë më parë”.

Në Bagram, Pence i është drejtuar ashpër Pakistanit, duke theksuar komentet e mëparshme të Trumpit, i cili ka akuzuar Islamabadin për strehimin e terroristëve që veprojnë në Afganistan.

“Ato ditë kanë mbaruar”, ka thënë Pence, duke shtuar se Pakistani ka mundur të fitojë shumë duke punuar me SHBA-në, mirëpo edhe shumë për të humbur nëse strehon “kriminelë dhe terroristë”.

Vizita e Pence në Afganistan nuk është njoftuar më parë për çështje të sigurisë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori