LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nuk stërvitet me skuadër para ndeshjes me Barcelonën, tifozët në alarm

Ronaldo nuk stërvitet me skuadër para ndeshjes me Barcelonën, tifozët në alarm
MADRID, SPAIN - DECEMBER 05: Cristiano Ronaldo of Real Madrid in action during a Real Madrid training session at Valdebebas training ground on December 5, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Cristiano Ronaldo sërish nuk ka marr pjesë në seancën stërvitore të Real Madridit mëngjesin e kësaj të enjteje, vetëm 48 orë përpara El Clasicos që zhvillohet të shtunën në Santiago Bernabeu.

Reali, kampion në fuqi, shkon në këtë përballje “për t’u fituar me çdo kusht” me plot 11 pikë diferencë nga Barça, edhe pse ka luajtur një ndeshje më pak, duke nënkuptuar se “Los Blancos”-ve u duhet me patjetër fitorja, nëse do të duan të mbeten në lojë për mbrojtjen e titullit.

Duke folur pas paraqitjes në finalen e fituar të Botërorit të Klubeve, të shtunën në Abu Dhabi, Ronaldo tha se ndieu dhimbje në pulpën e këmbës, pas një ndërhyrjeje të gabuar nga kapiteni i Gremios, Geromel, në fillim të ndeshjes, por shtoi se ishte i bindur që do të rikuperohej në kohë për përplasjen më të ndjekur të La Ligës, në “Bernabeu”.


Cristiano Ronaldo po provon të jetë gati për El Clasico /Getty Images)

Portugezi 32-vjeçar nuk mori pjesë në seancat stërvitore të së martës dhe të mërkurës së bashku me shokët e tij të skuadrës, e pavarësisht se Reali nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë specifike mbi problemin e tij në pulpë, apo ndonjë dëmtim tjetër potencial, ai nuk ka mundur të punojë bashkë me grupin as të enjten.

“Ekipi është stërvitur në kryeqytet në përgatitjet përpara shfaqjes më prestigjioze të La Ligës me Barcelonën, që do të luhet në Santiago Bernabeu këtë të shtunë në orën 13:00”.

Cristiano Ronaldo ka futur në alarm tifozët /Getty Images)

“Puna me topin ishte në qendër të vëmendjes së kësaj seance, në të cilën Zidane përfshiu edhe portierin e U19-s, Moha. Cristiano Ronaldo ka vazhduar të stërvitet i vetëm, jashtë fushës stërvitore, me dhe pa top, ndërsa Luca Zidane vazhdon procesin e riaftësimit”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Trajneri Zidane ka 22 lojtarë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës, me Karim Benzema dhe Sergio Ramos që kanë tejkaluar disa probleme të vogla, ndërsa Gareth Bale vijon me disa probleme, por jo sëmundje, pasi u aktivizua si zëvendësues në finalen e Botërorit të Klubeve. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori