LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: AAK E NISMA të reflektojnë për demarkacionin (Video)

Matoshi: AAK E NISMA të reflektojnë për demarkacionin (Video)

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit ka folur për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën ka thënë që pret që të reflektojnë dy subjektet politike, AAK e Nisma.

Matoshi tha se nëse kjo çështje kalon gjatë muajit janar, atëherë mundësitë reale janë që qytetarët e vendit të mund të lëvizin pa viza gjatë muajit qershor.


Matoshi, duke folur për numrin e madh të zëvendësministrave, post të cilin e mban edhe vet, tha se AKR me marrëveshje ka 8 sosh dhe nuk kërkon më shumë.

Zëvendësministri në dikasterin e Ambientit, foli edhe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” për të cilin tha se kanë kërkuar standardet e fundit të filtrave për këtë projekt, në mënyrë që ndotja e ajrit, të jetë shumë e vogël. /RTV D/Telegrafi/