Presidenti Hashim Thaçi, historikisht ka treguar afërsi me shoqatat e veteraneve të luftës. Por, a është edhe peticioni për ndryshimin e Ligjit për Specialen produkt i një kërkese të tij dhe a është shefi i shtetit duke i përdorur shoqatat e luftës?
Në një konferencë që ishte mbajtur në muajin tetor për prezantimin e raportit për perceptimin publik ndaj Gjykatës Speciale, Presidenti i vendit kishte filluar një ofensivë ndaj kësaj gjykate që zyrtarisht njihen si Dhomat e Posaçme.
Sipas Presidentit, Gjykata Speciale nuk mund të jetë e drejtë, përderisa do të merret ekskluzivisht me krimet e supozuara se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, edhe pse nuk u gjykuan asnjëherë mijëra krime të kryera ndaj shqiptarëve në luftën e 99-ës.
Të padrejtë Gjykatën Speciale e shohin edhe veteranët e UÇK-së, të cilët në shesh janë duke vazhduar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, me anë të të cilave duan ta iniciojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, të premten kur edhe filloi peticioni, tha se kanë marrë përkrahjen e gjithë skenës politike, por pa përmendur emra.
Të martën, Gucati i kontaktuar nga Gazeta Express ka thënë se peticioni i tyre nuk ka asnjë prapavijë politike, dhe se nuk kanë folur me përfaqësues politikë rreth ndryshimeve që ata po i kërkojnë. Ai përmendi emra, por, tha se as Ramush Haradinaj, as Kadri Veseli, e as Hashim Thaçi nuk qëndrojnë pas kësaj iniciative.
Për këtë peticion ka folur edhe Kryeministri Haradinaj, i cili po ashtu Gjykatën Speciale e konsideron të padrejtë, por edhe të pandryshueshme. Ai tha se nuk e nënshkruan këtë peticion, pasi nuk është prapa tij.
“E kuptoj shqetësimin dhe mospajtimin e tyre. Unë jam deklaruar se si kryetar qeverie, nuk do ta dështojë Kosovën. Mendoj se ka shumë padrejtësi me këtë Gjykatë. Mendoj se vendimi për themelimin e Gjykatës nuk mund të ndryshojë”, ka thënë Haradinaj në Interaktiv të KTV-së.
Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Presidencës, për të kuptuar nëse Presidenti përkrah peticionin, por nga aty nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Por, analisti Astrit Gashi thotë se prapa këtij peticioni gjithësesi gjenden figura te rëndësishme politike. Sipas tij, organizatat e dala nga lufta vazhdimisht janë përdorur nga skena politike. Gashi beson se veteranët e UÇK-së kanë mbështetje të zyrtarëve të lartë politikë.
Sipas tij, ata nuk e nisën kërkesën për ndryshime ligjore krye në vete.
“Kjo nuk është iniciativë e vetëndërmarrë nga veteranët. Sigurisht është e mbështetur politikisht dhe e mbështetur, potencialisht, nga njerëzit më të fuqishëm të politikës”, është shprehur ai
Gashi merr parasysh veprimtarinë e organizatave të veteranëve, të cilëve u ka qëndruar pas gjithmonë skena politike, ndërsa ai beson që ka një synim, edhe politik, që të ndryshojë ligji i Gjykatës Kushtetuese.
Bile këtë, sipas analistit Gashi, politikanët e interesuar për ta ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale, duan ta arrijnë pa përfunduar ky vit.
“Me u gjyku serbët, dhe ndoshta me u prek pak kompetencat e gjykimit dhe burgosjes së atyre që mund të shpallën fajtorë”, janë synimet politike, të mbuluara me kërkesën zyrtare të veteranëve, thotë Gashi.
Gjykata Speciale është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015 ndërsa objekte ndjekjeje të saj do të jenë kryesisht ish drejtuesit e UÇK-së ndaj të cilëve ish raportuesi i Këshillit të Evropës, senatori zviceran, Dick Marty, kishte ngritur dyshime për krime lufte e trafikim organesh.
Ajo është funksionalizuar, ndërsa aktakuzat e para priten të ngrihen në vitin që po hyjmë. /GazetaExpress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!