LAJMI I FUNDIT:

Gazeta gjermane paralajmëroi transferimin e madh në Munich, Bayerni vendos ta padisë ‘Bild’-in për shpifje

Gazeta gjermane paralajmëroi transferimin e madh në Munich, Bayerni vendos ta padisë ‘Bild’-in për shpifje
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 22: Bayern Muenchen pose for a team photo during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Bayern Muenchen at Constant Vanden Stock Stadium on November 22, 2017 in Brussels, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich po ka probleme të mëdha me portierët këtë edicion.

Numri një i portës së bavarezëve, Manuel Neuer tash e disa muaj ka mbetur jashtë fushave për shkak të lëndimit.


Por së fundmi është lënduar edhe portieri i dytë Sven Ulreich dhe do të mungojë disa javë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Eintracht Frankfurt, në portë ishte veterani 36-vjeçar Tom Starke.

Manuel Neuer dhe Ulerich janë të lënduar aktualisht

E gazeta prestigjioze gjermane ‘Sport Bild’, së fundmi ka raportuar se Bayerni do të transferojë gjatë janarit portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno.

E ky lajm nuk i ka pëlqyer fare bavarezëve të cilët kanë reaguar për shkrimet e Bild-it.

“Ky raportim në BILD është i pabazë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore ndaj kësaj gazete”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic.

Bild raportoi se Leno do t’i bashkohet Bayernit në janar

Boshnjaku ka thënë se në Munich janë të kënaqur me portierët që kanë në dispozicion.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka paralajmëruar padi ndaj Bildit (Foto /Getty Images for Audi)

“Ne jemi shumë të kënaqur me portierët që kemi aktualisht”, ka përfunduar Salihamidzic.

Kësisoj bavarezët kanë mohuar mundësinë e transferimit të Lenos në Munich gjatë janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori