LAJMI I FUNDIT:

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident, në Krushë të Vogël (Foto)

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident, në Krushë të Vogël (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël, kanë humbur jetën dy të rinj.

Sipas policisë, dyshohet se një kamion i “Bechtel-Enka”, gjatë kyçjes në rrugë nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe me këtë rast ka ardhur deri te aksidenti tragjik.


Policia njofton për dy të vdekur në aksidentin në Krushë të Vogël
Lexo po ashtu Policia njofton për dy të vdekur në aksidentin në Krushë të Vogël

‘Indeksonline’ ka mësuar se viktimat janë, Gazmend Gashi dhe Samir Elshani nga fshati Nagavc i Komunës së Rahovecit.

Po ashtu ‘Indeksonline’ ka arritur që të sigurojë edhe fotografitë e dy viktimave të këtij aksidenti.