LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Nuk ndjej keqardhje që nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve, kam 20 vite karrierë dhe 33 trofe 

Ibrahimovic: Nuk ndjej keqardhje që nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve, kam 20 vite karrierë dhe 33 trofe 

Zlatan Ibrahimovic këmbëngul se nuk ka keqardhje që nuk ka mundur ta fitojë Ligën e Kampionëve, duke thënë se nuk do të ndryshonte 20 vitet e tij ose 33 trofetë për një Ligë të Kampionëve.

Legjenda suedeze është aktualisht në Manchester United, ku vitin e kaluar shënoi shumë gola duke ndihmuar Djajtë e Kuq ta fitojnë Ligën e Evropës.

Por, në karrierën e tij mbresëlënëse Ibrahimovic nuk ka të fituar asnjë trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa më së afërmi ishte kur la Interin në atë vit që fituan kurorën e trefishtë nën drejtimin e Jose Mourinhos.


Ibrahimovici ‘poshtëron’ Lukakun: Hunda ime është më e madhe se karriera e tij
Lexo po ashtu Ibrahimovici ‘poshtëron’ Lukakun: Hunda ime është më e madhe se karriera e tij

Megjithatë, sulmuesi shtatlartë suedez nuk ndjen keqardhje që nuk e ka trofeun më të madh për klube, pasi nuk do t’i ndryshonte 20 vite karrierë për këtë trofe.

Ibrahimovic e ka fituar Ligën e Evropës, por jo edhe Ligën e Kampionëve! (Getty Images)

“Më mungon një trofe. Por, unë them me vete: nëse do të kisha fituar Ligën e Kampionëve, a do të bëhesha një lojtar më i mirë? Jo. Duke mos e fituar atë, a jam bërë një lojtar më i keq? Jo”, ka thënë fillimisht Ibra për Sky Sport Italia.

“Unë dua ta fitoj atë me çdo kusht, çdo vit që luaj, dua të fitoj: por më lejoni ta kthej këtë në çdo lojtar që kishte një super sezon dhe fitoi Ligën e Kampionëve, pastaj u zhduk dhe kurrë nuk fitoi asgjë tjetër”.

Rekordi unik i Zlatan Ibrahimovic, me shtatë klube të ndryshme në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Rekordi unik i Zlatan Ibrahimovic, me shtatë klube të ndryshme në Ligën e Kampionëve

“Nga ana tjetër, unë kam fituar vazhdimisht çdo vit – dhe dua të them çdo vit”.

“Nuk do t’i ndryshoja këto 20 vjet ose 33 trofe për një Ligë të Kampioneve, sepse tregova çdo vit se kush isha dhe dominova çdo vit”, përfundoi suedezi. /Telegrafi/