LAJMI I FUNDIT:

Simeone në listën e ngushtë të drejtuesve të Unitedit nëse Mourinho shkon te PSG

Simeone në listën e ngushtë të drejtuesve të Unitedit nëse Mourinho shkon te PSG

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është duke u diskutuar brenda drejtuesve të Manchester Unitedit si zëvendësues i mundshëm në rast largimi të Jose Mourinhos.

Me trajnerin portugez, Mourinho, në listën e ngushtë të PSG-së në rast largimi të trajnerit Unai Emery, mendohet që Unitedi ka një plan të paparashikuar në rast se ata humbasin menaxherin e tyre.


Sipas gazetarit spanjoll Eduardo Inda, Unitedi e ka identifikuar trajnerin argjentinas të Atleticos, Simeonen, si njeri për të zëvendësuar Mourinhon.

Presidenti i Atleticos: Simeone është i paprekshëm
Lexo po ashtu Presidenti i Atleticos: Simeone është i paprekshëm

Ky gazetar beson se edhe Simeone do të jetë i hapur ndaj kësaj perspektive me ndjenjën se ai e ka marrë te Atletico aq sa mundet.

Mourinho dhe Simeone duke u përshëndetur para një ndeshje mes Realit dhe Atleticos (Getty Images)

“PSG do t’i bëjë Mourinhos një ofertë që do ta vendoste në të njëjtin nivel si Cristiano Ronaldo me 21 milionë euro në vit)”, ka thënë Inda për El Chiringuito .

Nëse Mourinho do të largohej nga United, gjigantët anglezë do t’i ofronin Simeones një kontratë masive për të lënë Atletico dhe gjithashtu kontrollin e plotë të politikës së transferimeve.

Tri pozitat kyçe që Mourinho do t'i forcojë në janar: Mbrojtës i majtë, një anësor dhe një mesfushor qendror
Lexo po ashtu Tri pozitat kyçe që Mourinho do t'i forcojë në janar: Mbrojtës i majtë, një anësor dhe një mesfushor qendror

Megjithatë, pavarësisht nga spekulimet mbi kontratën e Mourinhos, ka besim në Angli se ai është i lumtur në Old Trafford.

Ndryshe, Mourinho në sezonin e parë te Unitedi ka arritur të fitojë tre trofe, ndër ta edhe Ligën e Evropës, ndërsa këtë sezon është pretendent për titullin e Ligës Premier dhe llogaritet arrë e fortë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori