LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i riu, kanosi me armë nënën e moshuar dhe vëllain (Video)

Arrestohet i riu, kanosi me armë nënën e moshuar dhe vëllain (Video)

Një person është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kanosje ndaj pjesëtarëve të familjes dhe armëmbajtje pa leje.

Burime policore bëjnë me dije se i arrestuari është Dritan Billa, 25 vjeç , banues në fshatin Zalt, Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Rreth orës 16:30 të ditës së djeshme, në fshatin Zalt, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur nënën e tij të moshuar D. Billa, 61 vjeçe dhe vëllain F.Billa, 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë, dhe më pas është larguar nga banesa me mjetin e tij.

Menjëherë nga ana e policisë janë organizuar shërbimet dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur që rreth orës 22.45 të mbrëmjes i riu të konstatohej në lëvizje në lagjen Shkozë me mjetin e tij ku menjëherë është bërë ndalimi i mjetit dhe arrestimi i tij.

Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistolete model 54, me krèhër e dy fishekë. Si dhe në oborrin e banesës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoje model 54 e kalibrit 7.62 .

Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt. /noa.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori