LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët anglezë rivalizojnë Realin për Neymarin

Gjigantët anglezë rivalizojnë Realin për Neymarin
PARIS, FRANCE - NOVEMBER 22: Neymar of PSG during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ka përfunduar edhe në radarin e gjigantëve anglez, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Neymar e la Barcelonën për PSG-në vetëm në muajin gusht, duke thyer rekordin botëror të transferimeve për një shifër prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, janë intensifikuar thashethemet që Neymar mund të largohet në fund të sezonit, me Real Madridin si ekipin e mundshëm për të qenë destinacioni i tij i ardhshëm.


Por, Mbretërit tani kanë një konkurrencë të fortë për të fituar shërbimet e Neymarit, pasi në garë janë futur edhe dy skuadra të mëdha nga Liga Premier.

Neymar duke festuar një nga golat e tij me fanellën e PSG-së (Getty Images)

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Unitedi janë një nga tre klubet të cilët do të jenë të gatshëm të shkatërrojnë rekordin botëror për të siguruar nënshkrimin e tij dhe po mbajnë shënime për situatën e Neymarit.

Florentino Perez ëndërron të transferoj 25-vjeçarin brazilian pas humbjes së tij gjatë kohës së tij në skuadrën e vendlindjes, Santosin.

Dhe ai mund të jetë një zëvendësim për Cristiano Ronaldo, i cili thuhet se po luan sezonin e fundit me Los Blancos pas thuhet se ditët e tij më të mira kanë mbaruar dhe Reali është i gatshëm të lejoj largimin e tij.

Manchester City është klubi i tretë me interesim në Neymarin, por skuadra e Pep Guardiola tashmë është e mbushur me sulmues të klasit të lartë. Megjithatë, sheikët nga Etihad nuk duhet të përjashtohen nga kjo garë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori