LAJMI I FUNDIT:

Valencia – Barcelona: Formacionet zyrtare, Vermaelen nga minuta e parë

Valencia – Barcelona: Formacionet zyrtare, Vermaelen nga minuta e parë

Valencia dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Gjiganti katalunas është mysafir i Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit spanjoll.


Skuadra e Ernesto Valverdes është në formë të lartë me 11 fitore dhe një barazim në 12 ndeshjet e para dhe dëshiron ta vazhdoj serinë pozitive edhe në Mestalla ndaj Valencias.

Në anën tjetër, edhe Valencia po përjeton formë të lartë me tetë fitore radhazi në kampionat dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për të vazhduar me rezultat pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira në këtë ndeshje kruciale.

Valencia: Neto; Montoya, Garay, Gabriel, Gaya; Soler, Parejo, Kondogbia, Guedes; Zaza, Rodrigo.

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Vermaelen, Umtiti, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Paulinho, Messi, Luis Suarez.

/Telegrafi/