LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Pa De Biasin nuk do të isha në Kombëtare

Berisha: Pa De Biasin nuk do të isha në Kombëtare

Etrit Berisha jep një lajm shumë të mirë për gjendjen e tij fizike në një lidhje telefonike për “Zona Gol”.

Portieri i Atalantës siguroi se nuk ka asgjë serioze në lidhje me dëmtimin që pësoi në Europa League në fitoren 1-5 ndaj Evertonit.


“Jam mirë, kam qenë me doktorët dhe të gjithë ekzaminimet kanë dalë mirë. Tani do të vijoj normalisht stërvitjen për të qenë gati për ndeshjen e ardhshme. Dëmtimi me Evertonin nuk ka qenë serioz”, u shpreh Berisha.

Atalanta po i befason të gjithë në Evropë, ndërsa në Serinë A ka disa luhatje në rezultate.

Sipas Berishës, në javët e ardhshme bergamaskët do të jenë më të fokusuar në kampionat.

“Kampionati italian është shumë i vështirë, nëse nuk e dëshiron fitoren me ngulm, bëhet gjithçka e paparashikueshme”.

“Ne tek Atalanta kemi një ekip shumë cilësor, por kemi lënë disa pikë. Ndoshta kemi disa lojtarë të rinj që nuk janë mësuar edhe me Europa League-n, ndaj dhe kemi patur një ngecje në kampionat”.

“Në javët në vazhdim besoj se do të jemi më të fokusuar në Serinë A. Rivaliteti për titullin do të jetë shumë i fortë, pa një favorit absolut deri në fund”/ u shpreh portieri shqiptar.

Që nga viti 2012, 28-vjeçari është pjesë e Kombëtares Shqiptare falë intuitës që pati De Biasi për ta grumbulluar kur luante me Kalmarin në Suedi.

“De Biasi ka bërë një punë shumë të madhe me Kombëtaren tonë. Ne jemi shumë të kënaqur për gjithçka ka arritur për ekipin. I jam mirënjohës pë atë që ka bërë për mua personalisht. Pa De Biasin, ndoshta as unë nuk do të isha në kombëtare”, përfundoo Berisha.

Në fund Berisha i uroi 25-vjetorin e themelimit tifogrupit “Ballistët”, që përkrah Shkëndijën e Tetovës. Ai i ftoi “Ballistët” që të jenë në çdo ndeshje të Shqipërisë, sepse Kombëtarja ka nevojë për mbështetjen e tyre dhe të gjithë tifozëve “kuqezi”.

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori