LAJMI I FUNDIT:

Mbështeti refugjatin, lideri slloven rrezikon postin e kryeministrit

Mbështeti refugjatin, lideri slloven rrezikon postin e kryeministrit

Mbështetja që i ofroi një refugjati sirian, mund t’i kushtojë postin kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar.

Një prej të paktëve liderë liberalë në Europën Qëndrore e Lindore, përballet me mundësinë e ndjekjes penale dhe nëse partia e djathtë e opozitës do të jetë e suksesshme në mocionin e saj, mund të shkarkohet nga detyra.


Rasti i Ahmad Shamieh, një 60-vjeçar që mbërriti në Slloveni në vitin 2015, ku mësoi gjuhën dhe u bë shembull i integrimit të suksesshëm të emigrantëve, po përçan politikën sllovene.

Ai u bë objekt debati pas refuzimit të kërkesës për azil nga gjykatat vendase, të cilat urdhëruan depërtimin drejt Kroacisë, ku kishte bërë ndalesën e parë në BE.

Dy deputetë me emër, Jan Škoberne, nga partia e majtë në koalicionin qeveritar SD dhe Mihe Kordiš nga opozitarja Levica, e çuan refugjatin sirian në parlament për të penguar policinë ta marrte atë.

I pyetur në një konferencë për shtyp, lidhur me qëndrimin e tij mbi çështjen, Cerar, kryeministër që prej 2014-ës, sugjeroi se edhe ai donte t’i garantonte 60-vjeçarit qëndrimin.

Përgjigja e tij nxiti pretendimet e së djathtës se kryeministri po përpiqej të ndërhynte në çështjet e drejtësisë së pavarur.

Partia Demokratike e Sllovenisë, e drejtuar nga Janez Janša, njoftoi se do të kërkonte ndjekjen penale të Cerar.

Jansa e akuzon kryeministrin se është anti-slloven dhe se favorizon të huajt. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori