LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi: PDK po e shtyn përpara rinumërimin në Prishtinë, për ta arsyetuar rinumërimin në Prizren

Kajtazi: PDK po e shtyn përpara rinumërimin në Prishtinë, për ta arsyetuar rinumërimin në Prizren

Gazetari Vehbi Kajtazi, duke i elaboruar arsyet e kërkimit të rinumërimit në Prishtinë dhe Prizren, ka theksuar se rinumërimi i konvenon më së shumti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kajtazi në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ofruar argumentet e saja se pse duhet të bëhen rinumërimi i votave dhe nuk ka përdorur diskurs agresiv.


“LDK-ja ka dhënë argumentet e veta, duke i përmendur disa qendra të votimit, ku janë gjetur qindra fletëvotime të zbrazta”, ka shtuar Kajtazi.

Sipas tij, nuk është e rastësishme që PDK-ja të shtyjë më së shumti përpara rinumërimin e votave në Prishtinë, duke shtuar se përmes kësaj partia e Veselit do ta arsyetonte rinumërimin në Prizren.

Ai mendon se përmes rinumërimit të votave, tentohet të ngjallet reagimi i VV-së, dhe mospranimi i rezultateve nga ana e kësaj partie, e që sipas tij, do të krijonte një krizë në vend.

“E, siç e dimë, krizat më së tepërmi i konvenojnë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e veçanërisht krizat i konvenojnë atij kur e kemi afër ngritjen e aktakuzave të para të Gjykatës Speciale”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori