Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka paralajmëruar tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Morinë më 28 Nëntor.
Në njoftimin e kësaj lëvizjejee, thuhet se qëllimi i këtij tubim është shprehja e vullnetit të shqiptarëve për shuarjen e kufijve shqiptaro-shqiptar. “Shqiptarë të Bashkuar, për Shqipëri pa kufij, të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç u shpall më 28 nëntor 1912”.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është themeluar më 16 korrik të vitit 2016 dhe ka shtrirje në gjitha trojet shqiptare.
LSHB angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.
Njoftimi i plotë:
Kanë kaluar 104 vite që kur Fuqitë e Mëdha vendosën copëtimin e Shqipërisë. Gjellë falas nuk ka! Gjermanët dolën me miliona në 1990-ën, për të rrëzuar Murin e Berlinit dhe për të bashkuar dy Gjermanitë.
Fuqitë e Mëdha ende thonë “Nuk kemi parë ndonjë kërkesë nga të dy anët e kufirit të shqiptarëve, që dy shtetet shqiptare, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës duan të bashkohen”, prandaj, ejani t’u tregojmë që “Shqiptarët duan të bashkohen dhe janë kundër kufijve të imponuar”
Në ditën e flamurit, në ditën e pavarësisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK-së, më 28 Nëntor ejani t’i tregojmë këtyre Fuqive se shqiptarët duan të bashkohen, dhe se do të rrëzojnë murin shqiptaro-shqiptar që i ndan!
Shqiptar mos rri, por duku shqiptar! Dil në kufi në Morinë për 28 Nëntor!
Më 28 Nëntor, në ora 10:00 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të mbaj tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë për të shprehur vullnetin e shqiptarëve për shuarjen e kufijve që ndajnë trojet shqiptare.
Në këtë tubim do të marrin pjesë aktivistë nga të gjitha qytetet shqiptare, të cilët me flamuj kombëtar dhe pankarta nga qyteti që përfaqësojnë do të bëjnë thirrje për shuarjen e kufijve të imponuar që ndajnë shqiptarët!
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton gjithë shqiptarët, anëtarësinë dhe organizatat e tjera kombëtare t’i bashkohen këtij tubimi.
Për më shumë informata dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen na kontaktoni në viber 37744533370
Shqiptarë të Bashkuar, për Shqipëri pa kufij, të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç u shpall më 28 nëntor 1912.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri