LAJMI I FUNDIT:

Mourinho dëshiron Dembelen, skuadrat hapin bisedimet

Mourinho dëshiron Dembelen, skuadrat hapin bisedimet

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po lëviz për një afrim të sulmuesin të Celticut, Moussa Dembele.

Dembele po kalon në një formë të lartë që nga transferimi i tij të gjiganti skocez dhe që nga ajo kohë ka tërhequr interesim të madh të skuadrave evropiane.


Sipas gazetës franceze L’Equipe, trajneri i Djajve të Kuq, portugezi Mourinho ka filluar negociatat për transferimin e Dembeles.

Milani mendon për Dembelen
Lexo po ashtu Milani mendon për Dembelen

Sulmuesi i ri francez – i cili e bëri emër me Fulhamin – po monitorohet nga të gjitha klubet më të mëdha të Ligës së Kampionëve dhe Unitedi tanimë kanë bërë një lëvizje për të.

Dembele ndaj PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

21-vjeçari ishte i vendosur për të kaluar në Chelsea verën e kaluar, por një transferim i ditës së fundit dështoi dhe ai qëndroi në Skoci me skuadrën e trajnerit Brendan Rodgers.

Mediumi francez thekson se pavarësisht se Unitedi ka shumë sulmues në skuadër si Romelu Lukaku, Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Zlatan Ibrahimovic, Dembele është një shënjestër reale.

Wenger gjen zëvendësuesin e Sanchezit
Lexo po ashtu Wenger gjen zëvendësuesin e Sanchezit

Ndryshe, në sezonin e kaluar, Dembele shënoi 32 gola në 48 ndeshje duke treguar formë të lartë dhe të vazhdueshme.

Forma e tij bëri që të kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Arsenali, Chelsea dhe gjiganti italian, Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori