LAJMI I FUNDIT:

Ekipet startuese: Anderlechti duket kundërshtar i lehtë për Bayernin

Ekipet startuese: Anderlechti duket kundërshtar i lehtë për Bayernin

Anderlechti dhe Bayern Munichu zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Ekipi belg nuk ka asnjë pikë nga katër ndeshjet e para pasi i ka të gjitha humbje, ndërsa shpresa e vetme është Liga e Evropës, por me kusht që të dështojë Celticu.


(Foto: Twitter/ Anderlecht)

Bavarezët e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa u nevojiten tri pikët për të konkurruar për pozitën e parë në grup me PSG-në, megjithëse skuadra franceze ka gjithçka në favor të vetin.

Futbollistët e Jupp Heynckes janë favoritë për një tjetër triumf ndaj të zgjedhurve të Hein Vanhaezebrouck.

(Foto: Twitter/BayernMunich)

Formacioni startues i Anderlechtit: Sels, Deschacht, Kara, Spajic, Appiah, Dendoncker, Trebel, Gerkens, Kums, Hanni, Teodorczyk.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich, Sule, Thiago, Lewandowski, Robben, Boateng, Rudy, Vidal, Tolisso, Kimmich, Friedl.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Paris Saint Germainit dhe Celticut. /Telegrafi/