LAJMI I FUNDIT:

Top tri këshillat për shëndetin e meshkujve

Top tri këshillat për shëndetin e meshkujve

Kur është fjala për kujdesin shëndetësor, meshkujt kanë një reputacion të keq – pra njihen si gjinia që vepron si strucët, e fusin kokën në rërë duke shpresuar se problemet do të largohen!

Në të kaluarën, meshkujt kishin qenë shumë pak të prirë t’i vizitonin doktorët për kontrolle të rregullta shëndetësore, për të diskutuar për simptomat brengosëse, dhe vështirë se bënin një stil të shëndetshëm të jetesës, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht kohërat janë duke ndryshuar, dhe këto ditë meshkujt modernë janë të të gjitha moshave janë duke e kuptuar se ose mund të bëheni miku më i mirë ose më i keqi i vetes kur është fjala për shëndetin.


Më poshtë i keni tri këshillat më të mira për përmirësimin e stilit të jetës, pavarësisht moshës që keni:

Kujdes me sasinë e alkoolit

Nuk ka asgjë të gabuar nëse ju pëlqen ta pini një birrë. Takimi me shokët për disa pije pas një dite apo jave të gjatë me punë mund të jetë mënyrë e mirë për t’u relaksuar. Megjithatë, mos bini në grackën e të konsumuarit shumë alkool sepse mund t’i bëni vetes shumë dëme në periudhë afat gjate.

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të mos e kaloni sasinë prej nëntë njësive (1 njësi = 0.5 ml) në javë, dhe gjithashtu rekomandojnë që këtë sasi ta shpërndani gjatë tërë ditëve të javës, e të mos e pini të tërën brenda nate.

Zvogëlojeni stresin

Shumica e meshkujve janë punëtorë me orar të plotë, baballarë, të martuar, dhe anëtarë aktivë të komunitetit.

Të gjitha këto përgjegjësi padyshim se mund të shërbejnë si burim i stresit, dhe stresi është faktori vdekjeprurës në zhvillimin e sëmundjeve fizike. Prandaj, më mirë është t’i pakësoni përgjegjësitë dhe ta zvogëloni nivelin e stresit, sesa të përpiqeni t’i përmbushni të gjitha detyrat!

Jepni prioritet gjumit

Meshkujt në përgjithësi flejnë më pak se gratë, por prapëseprapë ju nevojiten të paktën gjashtë orë gjumë brenda nate.

Efektet e mungesës së gjumit me të vërtetë se janë shqetësuese dhe ndikojnë negativisht në disponimin dhe shëndetin tuaj fizik e mendor!

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori