Në faqe memesh keni parë, ndër shumë, të paktën një video të Luanës. Të famshmen “gafë” “veza është kafshë”, Luana e sqaroi vetë në emisionin e saj. Skandali i injorancës së moderatores ishte thjesht një shaka në skenar, siç ndodh rëndomë në televizion. Emisionet e Luanës janë argëtuese, të lehta, s’shohim asnjë arsye pse s’duhet bërë shaka. Gjithashtu s’shohim asnjë arsye pse Luana duhet të sqarohej në transmetim.
Edhe nëse s’do ta dinte fare në ç’mbretëri hyn pula, edhe nëse s’do t’ia kishte idenë e teoremës së Pitagorës, edhe nëse s’do të kishte lexuar asnjë rresht nga Oscar Wild, Luana është më inteligjente nga ç’e mendojmë ne dhe ju bashkë. Pse? Për pesë arsyet e mëposhtme.
1. Luana ka filluar të punojë që 15 vjeçe dhe është aty ku është falë djersës së vet
Moderatorja e tanishme e nisi karrierën në skenë si këngëtare në Festivalin e Fëmijëve. Pas dy vitesh studim për kanto, një viti studim kitarë dhe një tjetri studim violine, Luana përfundoi studimet për ekonomi, Bachelor dhe Master. Ndërkohë i ishte futur botës së televizionit si velinë në “Fiks Fare” me ndihmën e një personi të vetëm: Marinës.
Pra, pa u pjekur mirë, Luana paguante shpenzimet e veta, ndihmonte familjen dhe shtronte bazat për të ardhmen e karrierës së saj. E pa që asokohe mundësinë e artë që iu ofrua në Top Channel dhe nuk ndaloi kurrë së punuari fort drejt ëndrrës së saj. Nga velinë kaloi si prezantuese e motit dhe jo dhe aq ngadalë mori rolin e moderatores në emisone të rëndësishme të kohës. Tani është bashkë-autore e programit të saj. Të gjitha këto nuk ndodhën vetiu, por sepse Luana punoi për t’i arritur.
2. Luana ia di pikat e forta vetes dhe di si t’i përdorë
E keni dëgjuar ndonjëherë të thonë “është e bukur, ka trup, prandaj”? Ekzaktësisht. Luana është e bukur, ka trup dhe di t’i përdori në të mirë të vetes të dyja. Televizioni kërkon fytyra tërheqëse, Instagrami po ashtu, jeta publike medoemos. Luana e di ç’duhet të bëjë dhe si duhet të jetë dhe ia del. Është rasti tipik i kërkesë-ofertës.
Përveçse janë të paraqitshme, moderatoret duhet të jenë të elaboruara, t’u rrjedhë fjala, por pa prepotencë. Publiku shqiptar është i dhënë pas gjërave të lehta, që nuk e lodhin dhe Luana këtë u jep. Flet qartë, thjeshtë, përdor fjalor bazik, jo sepse nuk di, por sepse atë kërkon tregu dhe sepse në atë fushë është.
Që na sjell tek nënçështja tjetër. E keni parë ndonjëherë Luanën të flasë për vetingun, apo për GDP-në, apo për ndonjë puç politik nëpër botë? Sigurisht që jo, sepse Luana e di vendin e saj, ia di pikat e forta vetes dhe ato nuk janë asnjë nga të lartpërmendurat. Si të thuash, qëndron në korsinë e saj, nuk përzihet me çfarë s’i përket brandit të saj.
3. Luana është praktikisht një brand i kompletuar
Para dy vitesh, Luana kishte vetëm 185 mijë ndjekës në Instagram. Themi vetëm sepse tani është shumë pranë milionit të parë. Ia ka kaluar këngëtareve shqiptare që po bëjnë karrierë nëpër botë dhe kjo falë brandimit të figurës së saj. Pavarësisht se baza e fansave është kryesisht minorene, është e qëndrueshme dhe besnike. Pjesa tjetër është e etur për të parë një trup të bukur, bel të hollë, fytyrë të qeshur. Dëshira për to s’ikën ndonjëherë, kështu që mund të themi se gjithë baza e fansave është e qëndrueshme.
Pastaj hyn jeta private, që është realisht private. Luana s’prononcohet ndonjëherë për ç’ndodh pasi fiken kamerat. Një, sepse nuk do ta ndajë me minimalisht 1 milion njerëzit që e ndjekin. Dhe dy, misteri krijon më shumë interes. Ngado ta kthesh është lëvizje e zgjuar.
4. Luana ka kulturë punë dhe është korrekte
Nga njerëz që kanë punuar me të kanë dalë fjalë se Luana është shumë e përpiktë, korrekte, e zonja, e dëgjueshme dhe gjithë karakteristikat e tjera të nevojshme që duhet të ketë një person i suksesshëm. Ajo e di mirë që talenti dhe bukuria nuk mjaftojnë dhe duhet patjetër të shtrohesh dhe të punosh. Kjo vlen si një lloj rikthimi tek pika e parë. Për të ecur nuk duhet vetëm një nga tiparet e kësaj liste. Duhen të gjithë, të ndërthurur.
5. Luana është protagoniste e jetës së saj
Luanën nuk e bëri as e motra, as të dashurit, as prindërit, as shefi. Luana u bë vetë. Kudo ku pa mundësi i kapi dhe punoi për to. Fitoi besimin e drejtuesve të televizionit dhe këtu lindi personazhi publik që ne njohim sot.
Mund të thoni se është shumë e ekspozuar, që shet trupin për lajme më shumë, që lidhet për emër. Mund të thoni ç’të doni. Kjo është jeta e saj dhe ajo bën ç’të dojë. S’kërkon as aprovimin dhe as lejen tonë paraprake. Nuk luan sipas rregullave që vendos shoqëria sepse s’ka asnjë arsye pse. Luana ka ditur të zgjedhë më të mirën për veten dhe kjo është primare.
Dhe për ta përmbyllur, nuk ka rëndësi çfarë dini. Rëndësi ka si e përdorni atë që dini. Prandaj merrni shembull nga Luana dhe punoni. Fati ndihmon ata që përpiqen.
/ANABEL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj