Pas një pushimi të gjatë Kuvendi i Kosovës pritet ta rifillojë punën këtë të enjte, duke filluar seancën plenare nga ora 10:00.
Kështu u vendos në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të hënën, me ç’rast u bë e ditur se në këtë seancë do të diskutohet mbi 23 pika të rendit të ditës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës prejse është konstituuar ka mbajtur vetëm 4 seanca, duke neglizhuar thuajse tërësisht punën gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.
E përderisa përfaqësuesit e partive opozitare gjatë ditës së djeshme fajësuan kryetarin e Kuvendit për një gjë të tillë, ky i fundit tha se ishin pikërisht grupet parlamentare të të gjitha subjekteve politike ato që kishin kërkuar që të mos kishte seanca gjatë kësaj periudhe.
Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, duke kritikuar Veselin, tha se arsyeja pse janë grumbulluar aq shumë pika të rendit të ditës ka të bëjë me numrin e vogël të seancave të mbajtura deri më tash.
“Është pikërisht për faktin se janë mbajtur vetëm 2 ose tri seanca prejse janë konstituuar institucionet. Kjo tregon një papërgjegjshmëri të kryetarit të Kuvendit karshi seancave parlamentare”.
Haxhiu më tej bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë LVV-ja ka kërkuar nga PDK-ja që t’ia lëshojë zyrën (meqë është grupi më i madh parlamentar).
“Çështja tjetër që kemi diskutuar, që e kemi pasur kërkesë, është lëshimi i zyrave të LVV-së nga Grupi Parlamentar i PDK-së. LVV-ja ka kërkuar që PDK-ja t’ia lejojë zyrat grupit më të madh parlamentar, LVV-së. Presim që pas kësaj mbledhjeje të kryesisë të kemi edhe lirimin e zyrave për lëvizjen ‘Vetëvendosje’”, shtoi ajo.
Mirëpo kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se një çështje e tillë mund të zgjidhet shumë shpejt nëpërmjet institucioneve përgjegjëse.
“Krejt çka kam kërkuar është që t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse, sepse e qartësojnë për një javë. Por ndoshta u intereson që të merren me kauza”, u shpreh ai. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City