LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Po punojmë për edukimin cilësor dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës

Haradinaj: Po punojmë për edukimin cilësor dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, priti një delegacion të fëmijëve, të UNICEF-it, Save the Children, dhe Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.

Kryeministri Haradinaj, në një diskutim të sinqertë dhe të hapur me delegacionin e fëmijëve, u zotua se kjo qeveri do të ketë zero tolerancë ndaj ushtruesve të dhunës ndaj fëmijëve, duke punuar në sigurimin e një mjedisi mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallim. Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës është inkorporuar në strategjinë legjislative për këtë vit, dhe do të respektohet në plotni.

Qeveria do të ketë prioritet largimin e narkotikëve nëpër shkolla, edukimin cilësor si dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës.


Poashtu, Kryeministri u zotua se do të ketë kujdes të shtuar në përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, jo vetëm me kornizën legjislative, por edhe me zbatim konkret dhe të plotë të tyre.

Fëmijët e njoftuan kryeministrin me Rezolutën për të Drejtat e Fëmijëve, të cilën kryeministri u zotua se do ta prezantojë para kabinetit qeveritar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori