LAJMI I FUNDIT:

Veseli flet për zgjedhjet, thotë se PDK-ja mbetet lidere

Veseli flet për zgjedhjet, thotë se PDK-ja mbetet lidere

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është lajmëruar një ditë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Veseli ka thënë se presin numërimin e çdo vote, për ta çuar në vend vullnetin e plotë qytetar.

“PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presim numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë.
PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave”, ka shkruar Veseli.


Postimi i plotë:

Faleminderit secilit qytetar që besoi në Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave.
Presim numërimin e çdo vote, për ta çuar në vend vullnetin e plotë qytetar. Për këtë, ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi.
Jam tejet krenar me kandidatët tonë në secilën komunë, të cilët bënë një fushatë dinjitoze dhe me programe konkrete.
PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presim numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë.
PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave.
Natyrisht, kemi ende shumë punë para vetës, që janë punë në shërbim të vendit, për një qeverisje më të mirë, të pastër kudo në Kosovë.
E rëndësishme dje ishte se edhe një herë dëshmuam demokraci të lartë, kulturë europiane në një proces zgjedhor. Për këtë, urime secilit! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori