Zbardhja e rasteve të dyshimta të jetë prioritet i kryeprokurorit të ri të Maqedonisë
Kryeprokurori i ri duhet të bazojë punën e tij në tre prioritete: mbikëqyrjen e punës së deritanishme të Prokurorive, hetimin e rasteve të bllokuara dhe zbardhjen e rasteve të reja.
Kështu vlerëson juristi Osman Kadriu, sipas të cilit kryeprokurori publik duhet të këtë për bazë edhe raportet ndërkombëtare për sferat e gjyqësorit. Kadriu vlerëson se me zgjedhjen e Kryeprokurorit, do të fillojë epoka e funksionimit të drejtësisë në Maqedoni.
“Së pari duhet ushtruar kompetenca e tij komfort ligjit dhe kjo natyrisht varet nga vetë prokurori shtetëror, aq më tepër kur dihet se në Prokurorinë Shtetërore por edhe organet tjera ekziston parimi i “subordinacionit” që nënkupton mbikëqyrje në punën e prokurorëve të shkallës së parë dhe të dytë, të Prokurorisë Themelore dhe Prokurorisë të Lartë. Meqenëse punohet për krime të rënda dhe për një numër të tyre ka pasur bllokim nga Prokuroria dhe Gjyqësore, Prokurori i ri duhet të punojë në lëndët që fare nuk janë zbardhur për shkaqe më tepër subjektive se sa objektive”, deklaroi për Alsat M juristi Osman Kadiru.
Ndërkohë, juristi Temellko Ristevski thekson se Kryeprokurori i ri duhet të punojë në drejtim të kthimit të besimit të qytetarëve në punën e organit të akuzës. Sipas Ristevskit, Prokuroria Publike duhet të ndryshojë edhe qasjen ndaj PSP-së.
Pastrimin e asaj që deri më tani nuk është zbardhur nga Prokuroria e deritanishme e Marko Zvërlevskit. Inicimin e procedurave të pa iniciuara deri më tani dhe për të cilat as nuk kishte tentim të zbardhen e që për fat të keq ka shumë. Prokuroria deri më tani ishte selektive. Dhe kuptohet, që tani e tutje duhet të punoj në drejtim të ndjekjes dhe zbardhjes së rasteve për të cilat ka dyshime se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare derisa kanë qenë në pushtet”, tha Temellko Ristevski, jurist.
Qeveria ka propozuar Lubomir Joveskin për Kryeprokuror të ardhshëm. Zgjedhja e tij është bazuar në biografinë e tij dhe punën e deritanishme profesionale. Joveski aktualisht është anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik. Më herët ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 2, ndërsa ka punuar edhe si Prokurorë në Prokurorinë Publike të Shkupit. Propozimi i Joveskit në Kuvend do të vendoset bashkë me propozimet për emrat e rinj të ministrave në përbërjen Qeveritare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City