Mbi 560 mijë turistë kanë vizituar këtë vit qytetin e Shkodrës.
Të dhënat janë publikuar nga Administrata e zonave të Mbrojtura që menaxhon territorin natyrorë të këtij qarku.
Drejtori i kësaj administrate, Agim Dardha, deklaron se “rreth 560 500 turistë kanë vizituar qendrat tona të turizmit natyrorë, historikë dhe të aventurës për këtë vit”.
“Janë gati 35% më shumë vizitorë se vitin e shkuar”, thotë për ATSH Drejtori i AdZM-së për qarkun Shkodër, Agim Dardha.
Shkodra vërtetë është një qytet që të emocionon falës historisë, bëmave të tij në shekuj, kulturës, emrave të përveçëm që lanë gjurmët e tyre në historinë e qytetit, pozita gjeografike, etj. Ai ndodhej në rrugëkalimin e tre kulturave të fuqishme, asaj perëndimore me forcë gravitacionale Venedikun, sllavët në veri me perandorinë e tyre shkatërruese për popujt e Ballkanit dhe ajo bizantine e konvertuar më vonë në atë Osmane që sundoi deri vonë.
Edhe sot i ndesh këto kultura në qytetarinë shkodrane. I sheh ato në arkitekturë, i gjen në etnografi, në kulturën popullore,në zhargonin gjuhësor, mbetje fjalësh nga gjuhë të vjetra pushtuesish, të copëtuara rrugëve të pushtimit të kahershëm. Mbase kjo është një tjetër veçori intriguese e këtij qyteti.
Por, Shkodra rrethohet nga një peizazh natyror tepër atraktiv për t’u vizituar.
Shkodra është qendra administrative dhe ekonomike e veriut të vendit dhe si e tillë ajo ofron edhe mundësitë më të mëdha për turizmin sezonal apo gjithëvjetor.
I vetmi qytet në Shqipëri që ka “rreth vedi” detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor.
Mund të gjesh gjithçka në këtë vend, që pa u futur në të në plazhin e Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin – perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera.
Po të ndjekësh rrjedhën e Bunës në të dy krahët e saj gjelbërimi i verës është përflakur nga e kuqrremta vjeshtore, që të shoqërojnë deri në derdhjen e saj në detin Adriatik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'