LAJMI I FUNDIT:

Maja Kocijancic: Nuk është e vërtetë që Mogherini e ka lëshuar takimin me Haradinajn

Maja Kocijancic: Nuk është e vërtetë që Mogherini e ka lëshuar takimin me Haradinajn

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Europian, pohon se nuk është e vërtetë që Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e ka lëshuar takimin e Këshillit të MSA-së, midis BE dhe Kosovës.

Siç ka thënë Kocijancic për mediumin serb Insajder.net, përcjell Telegrafi, Mogherini ka qenë gjatë gjithë kohës brenda në takim.


“Përfaqësuesja e Lartë ishte atje gjatë gjithë kohës”, ka thënë Kocijancic në një përgjigje me shkrim.

Ndërkaq në lidhje me pretendimet e disa mediave se konferenca për shtyp pas takimit ishte anuluar dhe se ajo u parapri nga një atmosferë e tensionuar, Kocijancic ka përsëritur se “konferenca u anulua për shkak të rendit të ditës”.

Mediat serbe sot kanë shkruar se Mogherini, gjoja pasi e ka marrë personalisht kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për përfshirjen e SHBA-ve në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se për këtë arsye u largua nga takimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori