Autoritetet italiane kanë arrestuar 3 persona në lidhje me plagosjen në këmbë të Rodeo Sinjarit, më 15 nëntor në qytezën Loano në zonë e Ligurias.
Sipas policisë, 23-vjeçari Senjari është vetëplagosur duke simuluar një sulm për të fshehur prezencën e tij brenda në garazhin që përdorej për fshehjen e drogës dhe të armëve.
Në përfundim të këtij hetimi janë arrestuar për mbajtje të armëve dhe drogës Mauro Silvestri, italian 48 vjeç, si marrësi me qira i garazhit dhe shqiptari Nelson Pisha, 34 vjeç, që e përdorte garazhin njësoj si Sinjari.
Në të njëjtën kohë policia bëri të mundur dhe arrestimin e Sinjarit, i cili gjendet në spital pas plagës të shkaktuar nga një pistoletë me silenciator.
Sipas policisë kishte mospërputhje në atë që 23-vjeçari kishte deklaruar para tyre. Ai kishte treguar që ishte qëlluar nga një i panjohur, i cili ishte larguar më pas me skuter, ndërkohë që 23-vjeçari ishte duke qëndruar në një stol në rrugën Aurelia.
Ky version u hodh poshtë nga autoritetet, pasi nga pamjet e kamerave nuk shfaqej asnjë motor dhe aq më pak i riu i ulur në një stol.
Brenda në garazhin ku u plagos Sinjari u gjetën 5,4 kilogramë marijuanë dhe një pistoletë me silenciator, me të cilën Sinjari është vetëplagosur.
Gjithashtu, autoritetet ndërmorën disa kontrolle të tjera mbi të arrestuarit dhe mbi personat që kanë qëndruar më afër tyre, ku arritën të sekuestronin rreth 20,000 euro, që mendohet se janë përfituar nga shitja e drogës që u gjet në garazh. /tvklan.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit