LAJMI I FUNDIT:

Padi penali kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës

Padi penali kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës

Sektori i Punëve të Brendshme – Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës, Bllazhe Velkov, i dyshuar për dy vepra penale “shërbim në detyrë” dhe “raste të veçanta për falsifikimin e dokumenteve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I akuzuari me 18 tetor të 2017 në mënyrë të paautorizuar është shërbyer me veturën me pronësi të Komunës Novo Sellë, që si kryetar komune i është dhënë për nevoja zyrtare. Edhe pse e ka ditur se i ka skaduar afati si kryetar komune, të njëjtën ditë kur ia ka dhënë vendimin kryetarit të ri, B.V. ka refuzuar të kryejë pranim-dorëzim të veturës, duke përgatitur udhëtim zyrtar me veturën zyrtare dhe së bashkë me bashkëshortoren e tij me 19 tetor ka shkuar në Shkup për nevojat e veta private”, tha në konferencë për shtyp Hrizantema Rendevska nga SPB Strumicë.


Pas akuzës paraprake, ekipet policore me 19 tetor para hyrjes në Strumicë te pompa e benzinës “Lukoil” e kanë ndalur automjetin i cili është drejtuar nga i akuzuari, ndërsa me të ka qenë bashkëshortja e tij.

“Bashkëshortja e tij me telefonin e vet i ka xhiruar në mënyrë jo-legale punonjësit e policisë edhe pse policët i kanë thënë të ndalojë. Gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se i akuzuarit e ka përdorur makinën e komunës”, tha Rendevska.

Nga ana e policisë me urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike me konfirmimin e lëndëve të marra, janë marrë makina e fotografuar e Komunës së Novo Sellës dhe telefoni celular i bashkëshortes.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori