Black Friday është dita pas Ditës se Falënderimeve, që konsiderohet si fillimi i sezonit të blerjeve.
Emri Black Friday në Amerikë fitoi popullaritetin më të madh në vitet e 2000-ta përmes përdorimit në faqet e internetit për shitjet online , që synonin të konkurronin me shitjet në dyqanet fizike.
Meqenëse termi u përhap në të gjithë vendin përmes internetit, shitësit tradicionalë e pranuan zyrtarisht këtë term.
Dita e Falënderimeve është gjithmonë e enjtja e fundit e nëntorit, shpesh duke e bërë Black Friday të premten e fundit në nëntor (përjashtim: kur Dita e Falënderimeve bie më 30 nëntor, në të cilin rast Black Friday i bie më 1 dhjetor).
Black Friday konsiderohet festivali më i popullarizuar i blerjeve të vitit, ku kompanitë më të mëdha rezervojnë uljet e tyre më të mëdha të vitit për këtë ditë të caktuar.
Duke filluar nga viti 2013 dhe 2014, shitësit gjithnjë e më shumë filluan të lëvizin kohën e fillimit të ofertave të tyre të Black Friday nga orët e hershme të mëngjesit të premten, si një mënyrë për të zgjatur ditën më të rëndësishme të blerjeve të vitit.
Disa shitës me pakicë kanë shkuar një hap më tej, duke nisur shitjet e premtuara që herët, në ditën e hënë para Ditës së Falënderimeve.
Në Kosovë ky trend ofertash erdhi para 5 viteve dhe që nga atëherë organizohen kampanja dhe ofertat më të mira që bëhen përgjatë tërë vitit.
Nëse keni ndërmend të përfitoni nga ofertat dhe zbritjet e Black Fridayt bëni hulumtimin tuaj dhe shkoni të përgatitur.
Bëjeni një plan! Mos shkoni në një dyqan që do të përfundojë vetëm në blerjen e impulsit dhe shpenzimin e shumë parave.
Përqendrohuni gjithmonë në kategorinë e produkteve ku mund të kurseni më se shumti.
Më poshtë të listuar gjeni disa nga produktet që mendojmë se ja vlen t’i blini me ofertat e Black Friday:
1. Produkte për shtëpi:
• Krevat
• Mobile
• Dyshekë
Është gjithmonë e mençur që në ofertat e Black Friday të përfitoni në zbritjet e këtyre produkteve pasi këto produkte nuk blihen çdo ditë, dhe paratë që mund të kurseni në produkte si këto ia vlejnë. Kurseni paratë, plotësoni nevojat tuaja esenciale dhe kështu kompletoni dhomën tuaj të ditës, gjumit etj.
2. Produkte për pastrim
• Fshesa me avull
• Fshesa elektrike
• Fshesa shumë – funksionale të ndryshme etj
Mundësi e mirë që të përfitojmë nga ofertat e Black Friday mbesin edhe produktet e sanitarisë, pasi janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë.
Dëshironi të informoheni rreth ofertave speciale Black Friday? Bëni LIKE këtë faqe BLACK FRIDAY KOSOVË
3. Produkte për kuzhinë
• Pajisje elektrike si blender,
• Tenxhere me rrymë
• Sete enësh etj
Këto pajisje janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe nuk duhet kursyer për to, por kur paraqitet mundësia për kursim, pse ta lini të ju ikë?!
4. Pajisje për sport
• Trakë vrapimi
• biçikletë fitnesi etj
Për të gjithë ne koha është ajo që na privon mundësinë për tu regjistruar në palestër, prandaj më e mira që mund ta bëjmë ta ndryshojmë këtë është nëse krijojmë hapësirën tonë të ushtrimeve në komoditetin e shtëpisë tonë.
Pasi në ketë periudhë zbritjesh pritja në linjë në dyqane të mbushura me njerëz është e mundimshme, para se të dilni kërkoni për produktet dhe shqyrtojini mundësitë, blerja online ju kursen kohën dhe mundin tuaj, andaj mendojeni si opsion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'